Sunday, October 19, 2025
More

    Latest Posts

    Zgjedhjet në Lipjan bëhen ndërkombëtare: Imri Ahmeti ‘fiton’ me vota nga Vietnami

    Gjatë natës së mbrëmshme, analisti dhe publicisti i njohur Berat Buzhala ka demaskuar kryetarin aktual të Lipjanit, Imri Ahmeti, dhe grupin e tij politik.

    Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Buzhala kishte hapur një sondazh me pyetjen drejtuar qytetarëve të Lipjanit: “Kush e fiton Lipjanin në zgjedhjet e 12 tetorit?”. Votimi ishte lënë përmes dy reagimeve – zemër dhe like.

    Sipas Buzhalës, mbështetësit e Imri Ahmetit, duke e ditur rrezikun real nga kandidati i opozitës Shukri Buja, kishin filluar të organizonin fushata të orkestruara në rrjete sociale. Madje, sipas tij, ata kishin blerë “like” edhe nga Vietnami dhe vende të tjera të Azisë me qëllim që të krijonin një realitet të rremë, duke i bërë qytetarët të besojnë se Imri Ahmeti po fiton bindshëm në Lipjan.

    Por gjatë ditës së sotme, Buzhala ka publikuar rezultatet përfundimtare të sondazhit, duke nxjerrë në pah manipulimin dhe realitetin e shtrembëruar. Ai ka ironizuar me këtë veprim duke shkruar:

    “I mbështetur edhe nga votuesit prej Lindjes së Largët, votimin në sondazhin për kryetar të Lipjanit e ka fituar Imri Ahmeti 😂.
    P.S. Mos boni qishtu, se kallxoj.”

    Ky reagim i Buzhalës ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, ku një pjesë e qytetarëve e ka parë si tregues të pasigurisë së kampit të Imri Ahmetit, ndërsa të tjerë si dëshmi të manipulimeve që po bëhen para zgjedhjeve.

    Sondazhi i Buzhalës, ndonëse i organizuar në mënyrë ironike dhe jozyrtare, ka rikthyer në qendër të vëmendjes garën e nxehtë për Lipjan, ku përballë janë dy figura të njohura politike: Shukri Buja, i cili pretendon kthimin pas 12 vitesh qeverisjeje të Ahmetit, dhe vetë Imri Ahmeti, që kërkon edhe një mandat tjetër.

    (2) Facebook

    Latest Posts

    Don't Miss

    Stay in touch

    To be updated with all the latest news, offers and special announcements.