Sunday, October 19, 2025
More

    Latest Posts

    Syla: Balotazhi në Lipjan duket qartë, Shukri Buja e riktheu PDK’në

    Pak ditë para zgjedhjeve lokale, gazetari Valon Syla parashikon se në komunën e Lipjanit do të ketë balotazh dhe se kryetari Imri Ahmetaj do të sfidohet seriozisht

    Sipas Sylës, PDK-ja dhe VV-ja po garojnë me kandidatura serioze, gjë që do ta sigurojë balotazhin dhe do t’ia vështirësojë punët LDK-së.

    “Balotazhi në Lipjan tashmë duket qartë sepse PDK dhe VV hynë aty me kandidatë të fortë”, shkroi Syla.

    Për më tepër, Syla tha se është kandidati i PDK-së, Shukri Buja, ai që i ka sjellë lajme të këqija Imri Ahmetit duke u shndërruar në kundërkandidat të fortë në këtë garë.

    “Sidomos, Shukri Buja e riktheu PDK’n në Lipjan dhe ky nuk është lajm i mirë për Imri Ahmetin që mban pushtetin për 12 vjet atje e që 16 vjet për një njeri në pushtet nuk ka qef askushi, e posaçërisht Lipjani këtë herë”, tha Syla në fund.

    Imri Ahmeti i ka pasur tri mandate në krye të Lipjanit, ndërsa tash garon për të katërtin me radhë. Por, duket se Shukri Buja i PDK-së ka arritur që të bëjë fushatë serioze dhe ka shpresë të madhe për fitore në fund.

    https://www.facebook.com/share/p/1CbsvycHkg/

     

    Latest Posts

    Don't Miss

    Stay in touch

    To be updated with all the latest news, offers and special announcements.