Monday, October 20, 2025
More

    Latest Posts

    Policia e Kosovës gjen arsenal armësh në Zveçan

    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se gjatë bastisjeve të kryera në një fshat të Zveçanit, autoritetet kanë gjetur “një arsenal armësh”, që sipas tij, do të ishte i mjaftueshëm “për një njësit terrorist”.

    Sveçla tha se gjatë bastisjeve në Vallaç të Zveçanit, që sipas tij u kryen nga Policia e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës – me monitorimin e KFOR-it dhe EULEX-it – u gjetën raketahedhës, granata dore, tonblonë si dhe armë e municione të llojeve të ndryshme.

    “Sipas informacioneve që kam pranuar, armatimi i rëndë është gjetur në një objekt që i përket politikanit [udhëheqësit të partisë Demokracia Serbe] Aleksandar Arsenijeviç”, tha Sveçla, pa dhënë ndonjë dëshmi për të mbështetur këtë pretendim.

    Në pjesë të ndryshme të Kosovës, përfshirë pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe, autoritetet kohë pas kohe kanë gjetur armë të llojeve të ndryshme.Në maj, autoritetet thanë se kishin gjetur një punishte të armëve në Mitrovicën e Veriut dhe gjatë aksionit u raportua se u sekuestruan sasi armatimi dhe pjesë të ndryshme të armëve.

    Latest Posts

    Don't Miss

    Stay in touch

    To be updated with all the latest news, offers and special announcements.