Sunday, October 19, 2025
More

    Latest Posts

    Përparim Rama i përgjigjet akuzave se mori pjesë në protestë për fushatë: Me i mbrojt vlerat e UÇK-së na takon të gjithëve, përtej partive

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u është përgjigjur akuzave se mori pjesë në protestën e Tiranës për fushatë.

    Rama tha se kjo nuk është çështje politike, por kombëtare.

    “Me i mbrojt vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është çështje që na takon të gjithëve, përtej partive politike”, tha Rama në Euronews.

    Ai përmendi se qysh moti Prishtina ka themeluar zyrën për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së.

    “Si kryetar i kryeqytetit, në fillim të mandatit tim, para katër vjetëve, kam krijuar Sektorin për çështje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së në kuadër të kabinetit, i cili udhëhiqet nga një ish-veteran i UÇK-së dhe përfaqëson e u shërben veteranëve të luftës.  Jemi e vetmja komunë në Kosovë që e kemi bërë këtë”, tha ai.

    “Prandaj po them nuk është çështje e ditëve të fundit, nuk është çështje politike, është çështje më e madhe, çështje kombëtare”, theksoi Rama.

    Latest Posts

    Don't Miss

    Stay in touch

    To be updated with all the latest news, offers and special announcements.