Janë publikuar pamjet e plagosjes së dyfishtë që ndodhi të premten në Pejë, pranë Gjykatës Themelore. Aty shihet se i dyshuari me dy kallashnikovë të llojit AK-47 gjuan mbi viktimat që po lëviznin me veturë. Fatmirësisht, vjen ndërhyrja e shpejtë e Policisë dhe e arreston. Njëri prej të plagosurve po trajtohet në QKUK, ndërsa tjetri është në gjendje stabile në Spitalin e Pejës.