Vendin e mendojë mirë për tu fshehur.
E kur ai që e pati shënjestër i doli para, vrapoi duke gjuajtur me dy kallashnikovë.
Mahmut Hoxha, këtë Basri Gashit e Alfred Ukës, pasditen e së premtes dyshohet se ua bëri në shenjë hakmarrje ndaj rastit të ndodhur në Volljak të Klinës, prillin e 2022-së, ku pati mbet i vdekur, vëllau i tij.
Për këtë vrasje, Gashi ishte i akuzuar, kurse Alfred Uka, Klani jozyrtarisht mëson së është vetëm familjar i të parit që kishte shkuar për ta marr të njëjtin, nga qendra e paraburgimit në Pejë.
Për këtë që ndodhi në rrugën “Hasan Murati”, reagoi shpejt policia që e arrestuan Hoxhën, dhe ndaj tij iu caktua masa e paraburgimit për 48 orë.
Dy të plagosurit u dërguan fillimisht në spitalin e Pejës për trajtim. Gashi po vazhdon mjekimin atje, e Uka është transferuar në QKUK.
Plumbi ia preku disa organe vitale.
Policia ka bërë të ditur se nga i dyshuari janë konfiskuar katër armë zjarri, dy pushkë automatike AK-47 me nga 18 dhe 15 copë fishekë si dhe dy pistoleta me 5 e 75 fishekë të armës automatike.