Oficerët e doganës kroate, në bashkëpunim me policinë në pikën kufitare Karasoviq, parandaluan një përpjekje për të kontrabanduar një shumë të madhe parash. Gjatë një kontrolli në dalje nga Kroacia, në veturën e një shtetasi shqiptar u gjetën të fshehura 702 mijë e 435 euro, e cila është një nga sekuestrimet më të mëdha të parave të gatshme në kufijtë kroatë, njofton Dogana e Kroacisë.