Sunday, October 19, 2025
More

    Latest Posts

    Haliti: Duhet t’i shpallim zgjedhjet në parti, nëse nuk kemi zgjedhje nacionale

    Anëtari i Parëtisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se kjo parti duhet t’i shpall zgjedhje e reja nëse nuk ka zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

    Haliti ka thënë se zgjedhjet duhet të jenë edhe për kryetar të partisë.

    Ai ka thënë se duhet të përgatitet statuti i ri i partisë

    “Duhet t’i shpallim zgjedhjet sa ma shpejtë që është e mundshme, në qoftë se nuk ka zgjedhje të parakohshme nacionale, duhet me filluar zgjedhjet në parti. Duhet me përgatit statutit, programin rregullat dhe mënyrën se si zgjedhen në mënyrën demokratike kandidat për kryetar, kryetarët e degëve. Kjo është parti serioze, kështu e kemi themeluar”, ka thënë ai në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

    Ai ka thënë se statuti i partisë nuk është i mirë dhe nuk është në përputhje me statutin e partive liberale.

    I pyetur se a duhet të ketë zgjedhje edhe për kryetarin e partisë ai ka thënë se po

    “Sigurish, pse, nuk ja ka lënë baba ati kryetarllakun”, ka thënë Haliti.

    Latest Posts

    Don't Miss

    Stay in touch

    To be updated with all the latest news, offers and special announcements.