Sunday, October 19, 2025
More

    Latest Posts

    Endrit Zogaj: Prizreni është i përbashkët, ne garojmë për secilin qytetar.

    Endrit Zogaj, kandidat për Asamblenë Komunale të Prizrenit nga radhët e PDK-së, me numër 28, thekson se lista e tij zgjedhore nuk është në garë vetëm për partinë, por për çdo qytetar të Prizrenit, pa dallim.

    “Nëse e duan këtë qytet me zemër dhe kërkojnë një kryetar të ndershëm, kompetent dhe me integritet, që qeveris me dinjitet – atëherë ekziston vetëm një adresë: PDK 191, Shaqir Totaj,” u shpreh Zogaj.

    Ai nënvizoi se bashkëpunimi, përkushtimi dhe vizioni për zhvillimin e qëndrueshëm të Prizrenit janë prioritetet kryesore të tij dhe të ekipit të PDK-së.

    Ai bëri thirrje që qytetarët ta përkrahin këtë vizion të përbashkët për një qytet më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë.

    (1) Facebook

    Latest Posts

    Don't Miss

    Stay in touch

    To be updated with all the latest news, offers and special announcements.