SHPËRNDAJE

Alessandro Nesta është emri i fundit i befasishëm i cili mund te emërohet si trajner i klubit të Crotones pasi Davide Nicola dorëzoi dorëheqjen e tij.

Ka disa kandidatë për të marrë përsipër klubin nga Kalabria, duke përfshirë Gianni De Biasi, Stefano Colantuono, Walter Zenga dhe Domenico Di Karlo.

Sipas Sky Sport Italia, një tjetër opsion është Nesta, i cili vetëm kohët e fundit la pozicionin e tij si trajner i Miami FC.

41-vjeçari ishte në stolin e klubit NASL nga gushti 2015 deri në nëntor 2017, duke grumbulluar 35 fitore, 16 barazime dhe 20 humbje.

SHPËRNDAJE