SHPËRNDAJE

Liverpool ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së fundit të Ligës së Kampionëve.

The Reds triumfuan para shikuesve të vetë në stadiumin Anfield Road kundër Spartak Moskës me rezultat të thellë prej 7-0.

Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e para të lojtarëve të të dyja skuadrat, ku notën më të lartë e ka futbollisti i ekipit vendas.

Philippe Coutinho u vlerësua më së larti në saje të një loje perfekte duke shënuar tre gola dhe kështu mori notën maksimale prej dhjetë.

Paraqitje të mirë pati edhe Mohamed Salah dhe Roberto Firmino, të cilët u vlerësuan me notën 9.8, përkatësisht 9.5.

Eschechenko i skuadrës ruse ishte lojtari më i dobët në fushë duke u vlerësuar me notën 5.

Pas kësaj, Liverpool zë pozitën e parë të renditjes tabelore të grupit E me 12 pikë ndërsa skuadra renditet si e treta dhe do të bëjë gara në Ligën e Evropës.

Liverpool

Spartak Moska

SHPËRNDAJE