SHPËRNDAJE

Muaj janar, pra 12 ditët e para të këtij vitit, ka qenë kohë ideale për të gjitha klubet e futbollit, për të stërvitur në temperaturat pothuajse të pranverës. Këto temperatura pothuajse i ngjajnë të ditëve të para të pranverës, janë vërtet të lakmueshme për klubet dhe i japin një mundësi shumë më të mirë për të stërvitur në natyrë.

Nuk ka temperatura të ulëta apo siç i quajmë edhe polare. Është hera e parë që klubeve ju konvenon kjo kohë për stërvitje sepse kur s’ka borë është shumë e mirë, pasi që është më lehtë për ta zbatuar programin e vetë trajnerëve me përpikëri. Sepse është një kohë e volitshme për klubet dhe vetë futbollistët. Ata kanë mundësi të stërviten në fusha të stadiumeve të qytetit, në  vendet malore, në kushte të mira.

Përderisa nuk ka borë apo ftohtë të madh, stërvitjet në natyrë janë shumë të frytshme dhe klubeve iu ndihmon shumë të mbushen në kondicion.

SHPËRNDAJE