SHPËRNDAJE
Ish-kryetari i Gjeorgjisë, Mihail Sakashvili, te i cili ka shkuar policia për të bërë bastisjen e banesës së tij, ka hipur në kulm dhe po kërcënon se do të kërcejë, lajmëron televizioni 1+1.
Bashkëluftëtari i Sakashvilit, David Sakvarelidze, ka deklaruar se sot në mëngjes persona të panjohur janë paraqitur te dera e banesës së Sakashvilit në Kiev.

“Tani Sakashvili gjendet në kulm dhe po kryen negociata me policinë. Dëgjohen zërat. Politikani thotë se nëse dikush e prekë me dorë, do të kërcejë nga kulmi. Kanë ardhur edhe shpëtimtarët dhe mjekët. Njëri nga bashkëpunëtorët e ish kryetarit të Gjeorgjisë është hospitalizuar me thyerje të dorës dhe këmbës”, lajmëron televizioni, transmeton Gazetametro.net.

Siç lajmërojnë mediet, policia ka tentuar ta arrestojë Sakashvilin.
Siç ka kumtuar agjencia e Ukrainës UNN, duke u thirrur në burime, bastisja po kryhet për shkak të dyshimit se aksionet e protestave në të cilat po merr pjesë politikani, po financohen nga qarqet e ish-kryetarit prorus të Ukrainës, Viktor Janukovic.

SHPËRNDAJE