SHPËRNDAJE
Ndarjet kufitare ndërmjet entiteteve natyrale e legale apo subjekteve fizike e juridike, kurdoherë ishtin , janë dhe mund të jenë tema të ndjeshme dhe aspak të lehta!

Teza e këtillë rezulton edhe nga situata të shumta në të cilat nga shkaqe të kontesteve kufitare , sikundër ndërmjet entiteteve natyrale e legale pra qytetarëve sikundër edhe shteteve të caktuara , gjatë historisë , janë shkaktuar konflikte me pasoja të rënda.

Sëandejimi , doktrinat juridike e politike me seriozitet dhe përkushtim i kanë trajtuar çështjet problemore përkitazi me delimitacionet dhe demarkacionet kufitare, kanë caktuar parime themelore, standarde të objektivizuara si dhe norma procedurore adapte për aplikim në funksion të zgjidhjeve paqësore, politike e diplomatike dhe të drejta të rasteve kufitare të hapura. Edhe disciplinat juridike të veçanta, në radhë të parë, E Drejta Civile, E Drejta Reale apo Sendore, E Drejta Trashëgimore, E Drejta Ndërkombëtare Publike, E Drejta e Luftës i kanë elaboruar komponentet esenciale që ju referohen zgjidhjeve paqësore të kontesteve kufitare nisë nga pasuritë private deri të ato publike e shtetërore.

Në këtë kontekst ,vlen të theksohet se, E Drejta Zakonore, në përgjithsëi e, ajo shqiptare, në veçanti, çështjet kufitare ndërmjet paluajtshmërive private i ka zgjidhur fare mirë , plotësisht e drejtë kryesisht konform me precedentët e rasteve të pleqnuara përkatësisht të gjykuara duke e aplikuar analogjinë juridike zakonore dhe pleqnare apo gjyqësore popullore.

Termat topike

Delimitacioni konsiston në përcaktimin e linjes kufitare nëpër pikat kardinale , të dalluara qartë e në konformitet me konfiguracionin territorial dhe marrëveshjen ndërshtetërore eventualisht me vendimin e organit ndërkombëtar të autorizuar për atë proces.

Delimitacioni quhet edhe delineacion apo markim i skicës kufitare, përshkrim apo indikim preciz i skicës kufitare përkatësisht caktim i pikave përcaktuese kufitare.

Delimitacioni , praktikisht, konsiston në demarkacionin grosso modo të përvijuar nëpërmjet pikave trigonometrike apo quatave karakteristike të bërë nga autoritete publike të autorizuara .[1][i]

Delimitacioni ndërmjet Sërbisë e Malit të Zi përkatësisht Kosovës dhe Malit të Zi ka qenë bërë nga Komisioni i Shterëror i YU II në vitin 1945-6 nëpër pikat karakteristike : Maja e Shpatit , Maja e Plakut, Çafa e Çakorrit, Usovishte, Mokna, Maja e Dromodolit, Hajla , Shtedimi, Kulla nëpër kreshtat ndarëse të bjeshkëve të Dubovikut dhe të Husajve.

Në ndarjet e tokave , sipas folk juridikës apo të drejtës popullore , fillimisht ka qenë praktikuar delimitacioni apo demarkimi i vrazhdë nëpër pika apo obekte të theksuara sikundër mund të ishin kodrat, majat, kreshtat, objektet, drunjët më karakteristikë, “ nga plepi, në dardhë, arrë, kodër, kullë…”. Mëpastaj, duke i përfillur pikat apo quatat e caktuara ka qenë praktikuar demarkacioni përkatësisht precizimi i kufinjëve tokësor duke bërë matje dhe shënjime konkrete në terren dhe përfundimisht kanë qenë ngulë gurët ndarës.

Demarkacioni [2] është “delimitacioni” konkret, praktik nëpërmjet shënjimeve të quotave ndarëse kufitare në përfilljen e drejtimit të delimitacionit më parë të bërë.Demarkacioni konsiston në shënjimin e vijes kufitare ndërshteterore si dhe ndërmjet territoreve të entiteteve natyrale apo legale duke e përfillur linjën e delimitacionit më parë të përcaktuar.Përderisa, delimitacionin kufitar e bëjnë organet politike të autorizuara , demarkacionin e praktikojnë organet profesionale të emëruara . Demarkacioni në raste të caktuara kryhet nga organet qe më parë e kanë pasë caktuar delimitacionin nëpërmjet perssonave profesionalë sikundër mund të jenë gjeodetët, gjografët, kartografët etj.

Demarkacioni ësdhtë konkretizimi i delimitacionit duke vendosur pika dhe via kufitare të dukshme, dalluese , të qendrueshme , karakteristike nëpër maja, kreshta, kodra, mese të lumenjëve, liqeneve !

Rektifikacioni është veprim me të ciin gjatë demarkacionit kufitar sipas delimitacionit preliminar të kryer, bëhen korrigjime kufitare në përshtatje me konfiguracionin si dhe statusin pronësor tokësor duke aplikuar kompenzime korrekte reciproke të ballansuara..” The accounting error was rectified before ledgers were audited”…[3] Pra, përderisa me delimitacion , autoriteti politik i cakton pikat kufitare, me demarkacion autoriteti politik, profesional e teknik i shënjon vijat kufitare ndërsa rektifikacioni aplikohet në favorin e markimeve të pikave dhe linjave kufitare në përshtatje me konfiguracionin territorial dhe statuset pronesore përgjatë linjave ndarëse duke e përfillur kompenzimin reciprok të ballansuar. Po të ishte vepruar në këtë mënyrë ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion, nuk do të kishte ndodhur situata sipas së cilës vendi ynë panevojshëm do t’i humbte 8200 hkm2! Gjatë demarkacioneve kufitare jo rrallë herë ndodhë që imponohen devijime të konsideruara në terren herë në këtë apo në atë anë por kurdoherë dhe domosdoshmërisht duke e përfillur ekuilibrimin reciprok territorial.

Ish Komisioni për Demarkacion ka pasë punuar fshehtazi ,madje, në atë drejtim duke e shpërfillur edhe Rezolutën nr. 21- 1784 të Kuvendit të Republikës së Kosovës

Çështja e caktimit si dhe e shënjimit të kufirit shtetëror është e rëndësisë shtetërore të veçantë . Sëandejmi në çështjen e tillë , kurdoherë kërkohet punë serioze, e përgjegjëshme , profesionale, transparente. Rrjedhimisht , gjatë delimitacionit përkatësisht demarkacionit kufitar , ndër të tjera , në të gjitha etapat e punës , Ius Imperativum , kërkohet të sigurohet transparenca e ,mbi të gjitha ,kontrolli i legjislativit mbi organin administrativ qe e ushtron funksionin e delimitacionit përkatësisht të demarkacionit kufitar.

Nderkaq, ish Komisioni për Shënjimin e Kufirit apo për Demarkacion, çuditërisht, i mbështetur fuqishëm nga ish Qeveria e Kosovës, ka vepruar gabimisht ashtu që

nuk e ka përfillë linjën kufitare administrative- politike si bazë për demarkacion por përkundrazi jashtë mandatit të vet ka bër ridelimitacion kufitar,
edhe ridelimitacionin e panevojshem , të dëmshëm e të gabuar, nuk e ka bër konform me kriteret primare, por ,vetëm sipas të dhënave kadastrale problematike si dhe ,
për punën e vetë defektoze të tillë ,nuk e ka informuar legjislativin, sepse, ka punuar fshehtazi dhe pa transparencë parlamentare elementare.

Dështimet e tilla i ka konkluduar edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës me Rezolutën nr. 21- 1784 të datës 29. 06. 2015 ,ashtuqe ,nga ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion , shprehimisht ka pasë kërkuar qe:

referenca për demarkacion kufitar të jetë linja administrative egzistente dhe legale ( Maja e Shpatit – Maja e Plakut – Çafa e Çakorrit – Moknat – Usovishta- Hajla – Kulla),
Kuvendit si dhe komisioneve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të ju dorëzojë shkresat zyrtare për punën e vetë me synim të informimit përkitazi me veprimet gjatë demarkacionit kufitar,
Ish kryeministri të ndermerrë masa qe ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion t’i informojë institucionet publike të autorizuara si dhe opinionin referuar punës së atij Komisionit dhe, mbi të gjitha ,qe
Ish Qeveria ,para nënshkrimit të Marrëveshjes për Demarkacionin Kufitar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ,të raportojë për elaboratin e demarkacionit përkatësisht për Projektin e asaj Marrëveshjeje në Kuvendin e Republikës së Kosovës!

Ndryshe, ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion si dhe ish Qeveria e Kosovës edhe pa postulatet e numëruara me Rezolutën në fjalë, ishin të obliguar për t’i përfillur po ato kërkesa duke

vepruar sipas mandatit të besuar për demarkacion kufitar në zbatimin e delimitacionit të bër në vitet 1945-6 ,të pandryshaur në baza as procedura legale madje, asnjëherë, të hapur për debatime bilaterale ,
e informuar me kohë dhe përshtatshëm, veçanërisht , Kuvendin dhe organet përkatëse të tij për punën e bërë në zbatimin e autorizimeve të besuara si dhe duke
e informuar i publikun e interesuar për demarkacionin kufitar si një nga çështjet e karakterit vital për qytetarët si dhe vendin tonë.

Për të qenë edhe më keq, ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion , çuditërisht, i mbështetur fuqishëm nga ish Qeveria e Kosovës- sic, as në vijim , teknoburokratisht dhe papërgjëgjësi politike- juridike ,nuk i ka përfillur kërkesat e tilla të legjislativit , organit shtetëror më të lartë , ndryshe të nevojshme e tejet të rëndësishme. Për të qenë ironia edhe më e madhe , Marrëveshja për Kufirin Shtetëror pa informim preliminar dhe pa pelqim të Kuvendit të RK-së ka qenë nënshkruar edhe nga pala kosovare. Vetëm defekti i këtillë, edhe pa shumë të tjera qe i përmbanë puna e ish Komisionit Shtetëror sikundër edhe Marrëveshjen në fjalë rezultojnë të jenë juridikisht nule!

Sëandejmi , ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion, e tok me te edhe ish Qeveria e Kosovës, në atë mënyrë, kanë pasë shkaktuar shpërfillje , abuzime dhe shkelje të autorizimeve zyrtare, për ç’shkak, edhe Marrëveshja për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi , e ofruar për ratifikim nga ish Komisioni Shtetëror prkatësisht nga ish Qeveria e Kosovës , rezulton të jetë juridikisht nule dhe politikisht e gabuar !

Shpërfillja dhe abuzimi i mandatit nga ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion

Ish Komisioni Shtetëror ka qenë formuar me Vendimin nr. 12- 67 të datës 21 mars 2012 dhe ,të njëjtit, iu ka pasë vazhduar mandati me Vendimin nr. 05-28 të datës 08. 05. 2015 , ishte eksplicite i mandatuar për shënjimin përkatësisht për demarkacionin e Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ! Në anën tjetër, “Komisioni i Malit të Zi për Kryerjen e Punëve të Delimitacionit dhe të Demarkacionit të Kufirit Shtetëror , për Caktimin e Kalimeve Kufitare , për Vërtetimin e Rezhimit Kufitar të Komunikacionit me Shtetet Fqinjë si dhe për Zbatimin e Strategjisë së Menaxhimit të Integruar të Kufirit “ ( Komisioni i MZ për Delimitacion ) edhe sipas emërtimit , ndër të tjera, ishte i mandatuar, fillimisht, për delimitacionin e, rrjedhimisht, për demarkacionin e Kufirit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës!

Sëandejmi , ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion , në takimin e parë të punës me Komisionin MZ për Delimitacion , ka qenë dashtë të ngriste zgjidhjen e çështjes preliminare “Conditio Sine Qua Non” , për harmonizimin e mandateve reciproke të poatyre komisioneve veçanërisht për demarkacion sipas delimitacionit kufitar egzistues përgjatë linjës ndarëse administrative – politike. Aq më parë kur ,sikundër ,figuron nga materjalet e punimeve , Komisioni MZ për Delimitacion , nga fillimi dhe vijimisht , ka pasë insistuar, jo për demarkacionin, por , për (ri)delimitacionin e Kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi , madje,vetëm sipas të dhënave kadastrale – sic ! Ndaj , ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion i mandatuar ekskluzivisht për shënjimin përkatësisht demarkacionin kufitar sipas linjës ndarëse administrative – politike, pashmangshëm është dashtë të insistonte për përcaktim të platformës së përbashkët me Komisionin homolog malazez për demarkacion të kufirit sipas delimitacionit egzistues, me kushtëzimin e ndërprerjes së negociatave për trajtim të çështjes kufitare jashë mandatit dhe autorizximeve zyrtare të veta..

Përkundrazi , ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion , sikundër figuron nga shkresat zyrtare të punës së tij, nuk ka vepruar si më sipër , madje , edhe më keq , ka pranuar (ri)delimitacionin e kufirit në vend, sipas kritereve primare të standardizuara dhe të mirënjohura sikundër në teori ashtu në praktikat juridike ndërkombëtare të mira “ IBRU “: International Boundary Research Unit, ekskluzivisht sipas të dhënave kadastrale!

Rrjedhimisht , ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion ,duke pasë autorizime vetëm për demarkacionin e Kufirit të Kosovës dhe të Malit të Zi , kur me Komisionin ( MZ) për Delimitacion, ka punuar për (ri)delimitacionin e atij Kufiri,

i ka shpërfillë dhe abuzuar autorizimet zyrtare ,
e ka tejkaluar dhe cenuar mandatin zyrtar si dhe,
në vend të demarkacionit sipas delimitacionit egzistues e asnjëherë të kontestuar as të ndryshuar në procedurë legale ka bërë (ri) delimitacion të gabuar, të dëmshëm dhe juridikisht nul!

Punime të ish Komisionit Shtetëror për Demarkacion pa platformë dhe pa kritere paraprakisht të përcaktuara

Nga materjalet e punës së ish Komisionit Shtetëror për Demarkacion dhe të Komisionit( MZ) për Delimitacion , figuron se, Ish Komisioni Shtetëror nuk e ka pasë të siguruar platformën për punën e vetë paraprakisht të miratuar nga Qevria e rrjedhimisht , as kriteret e metodat e përbashkëta të përcaktuara me Komisionin MZ për Delimitacion !

Platforme në fjalë , sëpakut ,do duhej t’i përcaktonte dhe përmbante autorizimet për demarkacionin e bazuar në delimitacionin egzistues nga viti 1945-6 të Kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi ,demarkacionin kufitar me rektifikacione reciproke të ballansuara ,

demarkacionin e bazuar ( kurrsesi në të dhënat problematike kadastrale sekondare) në praktikat juridike ndërkombëtare të mira dhe në kriteret primare të përcaktuara edhe me IBRU-në: “International Boundary Research Unit”!

Pasi që , ish Komisioni Shtetëror nuk ka pasë platformë paraprake as mandat për (ri)delimitacionin por vetëm për demarkacionin e kufirit , në një anë, kurse,

Komisioni MZ për Delimitacion gjithnjë ka pasë insistuar për delimitacion të kufirit më parë të delimituar ,pra ,për ridelimitacion të Kufirit tëKosovës dhe të Malit të Zi, në anën tjetër, ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion ,kurrsesi nuk është dashtë të bashkëpunonte tutje me Komisionin MZ për Delimitacion , para se, eventualisht ,do të kishte marr mandat edhe për ( ri)delimitacion as para se të kishte arrijtur marrëveshje për demarkacionin e kufirit jo vetëm sipas kadastrit pot konform me kriteret primare të standardizuara dhe të mirënjohura në teorinë dhe praktikat juridike të mira !

Përderisa ish Komisini Shtetëror për Demarkacion, nuk i ka pasë përfillur këto kërkesa preliminare dhe esenciale , puna e të njëjtit rezulton të jetë e gabuar politikisht dhe juridikisht nule! Aq më parë kur , Ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion,

ka vepruar jashtë suazave të mandatit të besuar me Vendimin për emërimin , nr. 12 – 67 të datës 21 mars 2012 si dhe me Vendimin për vazhdimin e mandatit nr. 05 – 28 të datës 08.05.2015 , ashtu që ,
në vend të shënjimit të kufirit sipas delimitacionit egzistues e valid, ka aplikuar ridelimitacion kufitar dhe për aq më keq,
në vend të zbatimit të kritereve të standardizuara primare , i ka aplikuar vetëm të dhënat kadastrale sekondare, madje, edhe të periudhave nga viti 1932 kur as Kosova as Mali i Zi nuk egzistonin si shtete sovrane!

Statusi kushtetutar i Kosovës në kontekstin e integritetit dhe identitetit territorial të saj

Me nenin 2 par. 2 të Kushtetutës së RFPJ –së : Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë të miratuar në vitin 1946 , ka qenë definuar se, Republika Popullore e Sërbisë ,në përbërjen e vetë, ka Krahinën Autonome të Vojvodinës dhe Krahinën Autonome të Kosovës dhe Metohisë – kjo e fundit , me status të autonomisë territoriale – administrative.

Formulimi i tillë , referuar kufirit të Kosovës me Malin e Zi, është i rëndësisheëm nga se, Kosova ishte definuar me aktin juridik më të lartë të shtetit federativ me identitetin territorial – administrativ e ,rrjedhimisht , me aktin ligjor për organizimin territorial – administrativ asaj i ka qenë delimituar kufiri i tërësishëm pra edhe përballë Malit të Zi.

Segmenti kufitar i Kosovës nga viti 1945-6 përballë Malit të Zi , fillimisht përkonte me kufirin e Sërbisë dhe të Malit të Zi, i cili konsiderohej i karakterit administrativ deri në vitin 1992. Kufiri ndërmjet Sërbisë përkatësisht i Kosovës dhe Malit të Zi , edhe sipas hartave shkollore, shkencore, ushtarake dhe topografike të Malit të Zi, Sërbisë , ish Jugosllavisë, Kosovës si dhe shumë teksteve shkencore sikundër janë encikopeditë e ndryshme , kurdoherë ishte në linjën Çakorr – Mokna – Hajle – Kullë ,i cili, deri sot ,asnjëherë, në bazë e procedurë legale nuk është ndryshuar ,madje ,as që ishte temë për debatime!

Me Kushtetutën e RSFJ-së : Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë të vitit 1963,

Kosova , sikundër edhe Vojvodina , për dallim nga Kushtetuta RFPJ-së e vitit 1946 , implicite kanë qenë caktuar për tu rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Sërbisë ! Ndërkaq , referuar territorit të Kosovës , me rëndësi ishte dhe gjithnjë mbetët identifikimi territorial i saj ishte precizuar me akt ligjor për organizimin territorial të brendshëm duke e konfirmaur linjën Çakorr- Mokna – Hajle – Kullë!

Ndryshime promovuese të statusit politik të Kosovës kanë qenë bërë me Amendmentin Kushtetutar VII – të në Kushtetutën e vitit 1963 ,të miratuar në vitin 1968 me të cilin ka qenë definuar se, …RSFJ-në e përbëjnë gjashtë republikat socialiste , nder to, Republika Socialiste e Sërbisë me Krahinën Socialiste Autonome të Vojvodinës dhe Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës …! Me atë amendment, Kosova ka pasë fituar status të autonomisë politike dhe, të njërës nga tetë konstitutentët e RSFJ-së , shtetit federativ.

Me amendmentin XVIII – të në Kushtetutën e RSFJ-së të vitit 1963 të miratuar në vitin 1968 , Kosovës ,shprehimisht, i ka qenë definuar statusi i autonomisë politike dhe i njërës nga konstitutentët e shtetit federativ të Jugosllavisë. Me par. 3 të po atij amendmentit , referuar Kosovës , ka qenë definuar se , territori i Krahinës Autonome të Kosovës nuk mund të ndryshohet pa pelqimin e Kuvendit të saj. Kjo dispozitë kushtetutare nder të tjera ka qenë konfirmuar edhe me Kushtetutën e KSA të Kosovës e cila ishte koherente edhe me dispozita përkatëse të Sërbisë si dhe të RSFJ-së!

Seandejmi nga viti 1968 ,territori i Kosovës kishte identitet territorial – administrativ dhe politik dhe si i tillë nuk ka mund të ndryshohej pa procedurë të caktuar dhe pa pelqim të Kuvendit të Kosovës.Vlenë të apostrofohet fakti esencial në këtë temë se, nga viti 1945-6 kur ka qenë delimituar kufiri ndërmjet Sërbisë përkatësisht Kosovës dhe Malit të Zi përgjatë linjës Maja e Shpatit – Maja e Plakut – Çafa e Çakorrit – Hajla – Kulla nuk ka ndodhë asnjë ndryshim i atij kufiri, sëpakut ,jo në procedurë legale me pelqim të Kuvendit të Kosovës dhe të Malit të Zi.

Ndaj po ajo linjë kufitare njëherë e delimituar dhe asnjëherë e ndryshuar ka qenë dhe mbetët kufiri i delimituar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi i cili si i tillë nga ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion është dashtë Ius Imperativum të realizohej nëpërmjet shënjimit konkret në terren por kurrsesi jo të ignorohej dhe të redelimitohej madje jo konform me kriteret e IBRU-së dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare publike por vetëm sipas kadastrit problematik – Sic!

Ndryshe , përderisa statusi politik dhe kushtetutar i Kosovës, konform me raportet e forcave politike në ish Jugosllavinë ,në vitet 1946, 1953, 1963, 1968, 1974, 1989, 1992, 2008, ka pasë ndryshuar nga autonomia territoriale –administrative ,në autonimi politike – kushtetutare , në autonomi territoriale – administrative dhe, përfundimisht,në shtet demokrat , sovran të pavarur, ndërkaq, linja kufitare kosovare – malazeze Çafë e Çakorrit – Mokna – Hajlë – Kullë , kurdoherë ishte konstante dhe asnjëherë e ndryshuar! Në këtë kontekst vlen të apostrofohet fakti esencial se kufiri i delimituar i Kosovës dhe Malit të Zi përgjatë linjës ndarëse fillimisht adminisitrative e rrjedimisht politike përkatësisht shtetërore do të mund të ndryshohej vetëm në procedurë kushtetutare e ligjore me pelqim të kuvendeve përkatësisht parlamenteve të dy vendeve. Ndryshe eventualisht çfarëdo ndryshimi jashë pelqimeve ndërparlamentare të dy vendeve dhe në procedurë transparente e demokratike ipso iure do të rezultonte dhe trajtohej nul, i pa impakte as efekte juridike !

Apelimi i gabuar i ish Komisionit Shtetëror për Demarkacion në disa dokumente referuar Kufirit të Kosovës

Ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion , për të justifikuar punën e vetë të bërë jashtë autorizimeve të mandatit të besuar madje vetëm sipas të dhënave kadastrale sekondare e suplementare , ndër tjera , ëshë apeluar edhe në të dhënat kufitare të KFOR-it , të cilat , sikundër dihet ishin dhe mbetën të destinuara ekskluzivisht për nevojat ushtarake , por , kurrsesi për delimitacion as për demarkacion kufitar!

Konkretisht , sipas dispozitës së nenit 3 ( e) të Marrëveshjes Teknike- Ushtarake ndërmjet KFOR-it , Qeverisë së YU III dhe Qeverisë së Sërbisë, të miratuar në Kumanovë të bërë në datën 9. Qërshor 1999 ( Military Technical Agreement June 3.1999, Kumanovo) , ka qenë formuar “ZST” – Zona e Sigurisë Tokësore (Ground Safety Zone) deri në 5 km tej kufirit të Kosovës si dhe, “ZSA” – Zona Sigurisë Ajrore ( ASZ: Air Safety Zone) deri në 25 km tej Kufirit të Kosovës , pra , tej Kufirit egzistues , të delimituar në vitet 1945-6 !

Seandejmi as me atë dokument nuk ka qenë aplikuar asnjëfarë ridelimitacionit pra as demarkacionit kufitar Kosovar – Malazez , sikundër , gabimisht dhe Mala Fidei, thirret ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion!

Ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion, shkon edhe tutje , për të “ justifikuar “ ridelimitacionin e gabuar të bërë jashtë mandatit të tij , duke u apeluar edhe në

Dokumentin e Komisionit të Arbitrazhit të Badinterit , “Arbitrarian Commission of Peace Conference on SFRY” ,or, “Badinter Arbitration Commitee , August, 27. 1991”,

Rezolutën nr. 1222-99 të KS të OKB-së për Kosovën , “UN Security Counsil Resolution , No 12244-99”,

Propozimin Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës , “Comprehensive Proposal for the Kosovo Status Settlement, March,26, 2007”,

Deklaratën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, 2008, apo në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, 2008 ,në të cilat dokumente ,

asnjë fjalë,nen , paragraf apo aline, nuk qendron përkitazi me çfarëdo ridelimitacionit as demarkacionit të kufirit egzistent, konstant e historik të Kosovës dhe të Malit të Zi qe daton nga vitet 1945- 6 !

Përkundrazi , me dokumentet e sipërpërmendura , nuk ka qenë bërë asnjë farë delimitacionit as demarkacionit kufitar ,pos, adresimit dhe apelimit në “kufirin egzistues” përkatësisht në “ kufirin e njohur më parë”! Ndaj , edhe në atë mënyrë ,me dokumente e sipërpërmendura , implicite , ka qenë aluduar dhe konfirmuar linja kufitare kosovare – malazeze egzistuese : Maja e Shpatit – Maja e Plakut – Çafë e Çakorrit- Mokra – Hajlë- Kullë , e delimituar në vitin 1945-6 , historikisht konstante dhe valide si dhe asnjëherë e ndryshuar në procedurë legale !

Apelimi i gabuar ish Komisionit Shtetëror për Demarkacion edhe në deklarata të disa funksionarëve publikë!

Ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion me Komisionin MZ Shtetëror për Delimitacion , me synim të justifikimit të redelimitacionit, ndryshe, të panevojshëm dhe të gabuar të kufirit kosovar – malazez ,në Procesverbalin e datës 29. 04. 2013, thirren në deklarata të disa funksionarëve publikë të Kosovës dhe Malit të Zi ( sic) !

Dihet mirëfilli se, deklaratat e funksionarëve publikë të cilit do shtet, pra , edhe të Kosovës sikundër edhe të Malit të Zi , kurdoherë , Nolens Volens , duhet të jenë koherente me ligjin e aplikuar Ipso Iure , ndryshe, rezultojnë politikisht të dëmshme dhe juridikisht nule!

Ndryshe, deklaratat qofshin edhe të funksionarëve shtetërorë më të lartë ,me të cilat ishte mbështetur linja kufitare kosovare – malazeze ,e ridelimituar ekskluzivisht sipas të dhënave kadastrale në vend të demarkacionit sipas kritereve primare standarde të mirënjohura në doktrinën dhe praktikat juridike të mira , asnjëherë dhe askund nuk ishin as nuk mund të jenë burime juridike materjale- fakte as burime juridike formale- akte nga se nuk prodhojnë efekte juridike ,ndaj ,nuk mund të krijojnë asnjë farë efektit as impaktit juridik referuar demarkacionit kufitar kudoqoft , pra, as në linjën kufitare kosovare – malazeze!

Apelimi i gabuar i ish Komisionit Shtetëror dhe i mbështetësve të tij për kinse obligimin për ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare për Kufirin ndërmjet Kosovës dhe malit të Zi

Ish Komisioni Shtetëror si dhe përkrahës të caktuar të punës së tij ,nder ta ,edhe jo pak funksionarë politikë madje edhe shtetërorë, vijimisht postulojnë për “obligimin e ratifikimit të Marrëveshjes për Kufirin të bërë nga ish Komisioni Shtetëror dhe të parafuar nga përfaqësues shtetërorë të vendit tonë ,aq më parë kur, e njëjta është ratifikuar nga Mali i Zi”. Ata dhe ato shkojnë edhe më tutje duke apostrofuar …”se vendin tonë e obligon Marrëveshja në fjalë dhe ,si e tillë, kinse , nolens volens u dashka domosdoshmërisht të ratifikohej” .

Po t’ishte situata e tillë , për se po ata e ato kërkojnë të ratifikohet ajo Marrëveshje. Sikundër Marrëveshja në fjalë të ishte e detyrueshme “per se” nuk do të kërkohej ratifikimi as promulgimi zyrtar i saj. Ndryshe , apelimet e tilla nuk kanë mbështetje nga neni 18 par. 1 al. 1 i Kushtetutës së RK-së as nga neni 15 i Ligjit nr. 04- L – 052 të për Marrëveshjet Ndërkombëtre.

Konkretisht, me ato dispozita explicite kërkohet qe marrëveshjet ndërkombëtare ,nder të tjera, për territorin e vendit, çfarë është marrëveshja në trajtim ,duhet të ratifikohen me votat “për” të shumicës së kualifikuar parlamentare dhe , obligojnë ,tek pas ratifikimit dhe promulgimit zyrtar! Ratifikimi i Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror sipas nenit 18 par. 1 të Kushtetutës së RK-së , mund të bëhet me sëpakut dy të tretat “për” të të gjithë deputetëve të Kuvendit!

Ish Komisioni për Demarkacion sikundër ish Qeveria e Kosovës, me dashje ( dolus) e kanë lajthitur ( error) opinionin politik të jashtëm dhe një pjesë të opinionin publik të brëndshëm

Ish Komisioni për Demarkacion e, për të qenë edhe më keq, ish Qeveria e Kosovës ,nëpërmjet mekanizmave dhe instrumenteve pushtetare agjituese , kanë propaguar , madje, vijojnë të propagojnë pro “demarkacionit” , duke e fshehur faktin krucial se, esencialisht, nuk ishte pra nuk është tema referuar demarkacionit sipas delimitacionit egzistues me rektifikacione të balansuara por, përkundrazi , çështja konsistonte dhe qendron në ridelimitacion të panevojshëm , të gabuar dhe të dëmshëm për integritetin territorial të vendit tonë për cirka 8200 hkm2!

Ndryshe, po t’ishte çështja për ratifikimin e demarkacionit me rektifikacione të balansuara bazuar në delimitacionin kufitar kosovar – malazez nga viti 1945- 6 ,nga atëherë deri tani ,asnjëherë të pa ndryshuar në bazë e procedurë legale, pak kush do të kundershtonte ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi të projektuar nga ish Komisioni Shtetëror tok me Komisionin homolog të Malit të Zi!

Sëandejmi ,jo pak funksionarë të jashtëm ,në saje të prezantimeve inadekuate të ish Komisionit Shtetëror për Demarkacion dhe të ish Qeverisë së Kosovës ,kinse , për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin, angazhohen , pro “ratifikimit” të asaj Marrëveshjeje ,duke mos e dijtur , ( eventualisht, duke mos dashtë të dijnë) se ,me atë akt, nuk do të vendosej për demarkacion adekuat, korrekt, të drejtë , bilateralisht të pranuar, por, përkundrazi, për ridelimitacion kufitar arbitrar, të panevojshëm, të dëmshëm për integritetin territorial të vendit, madje, të bërë, jo sipas kritereve primare ,por ,vetëm sipas të dhënave kadastrale problematike !

Mashtrimi i opinionit publik , akt i inkriminuar

Kur një individ e mashtron tjetrin apo tjetrën kryen akt kriminal (criminal act) apo sikundër disa e quajnë vepër penale për mashtrim.

Mirëpo, kur mashtrohet opinioni publik , akti kriminal i mashtrimit del të jetë i formës dhe natyrës së kualifikuar , më të rëndë.

Se ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion , nuk ka bër demarkacionin e kufirit sipas mandatit të vetë dhe sipas linjës ndarëse administrative – politike , por, përkundazi ka kryer ridelimitacion të panevojshëm , të gabuar dhe juridikisht nul , rezulton qartë edhe nga emërtimi dhe mandati i shpërfillur si dhe puna e tij.

Ish Komisioni Shtetëror edhe pse ka bërë ridelimitacion kufitar jashtë linjës ndarëse administrative – politike egzistuese, sikundër gojarisht ashtu edhe shkrimisht nuk shprehet drejt për ratifikim të ridelimitacionit por për kinse ratifikim të “demarkacionit” kufitar kosovar – malazez!

Përkundrazi me nenin 4 të Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi , të cilën, sikundër ish Komisioni ashtu edhe mbështëtësit e tij , e quajnë dhe e trajtojnë “Marrëveshje për Demarkacion…”është theksuar shprehimisht se , shënjimi i kufirit, pra, demarkacioni i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, do të kryhej brënda dy viteve nga hyrja e i asaj Marrëveshjeje.

Pra, nga teksti i materjaleve të punës të ish Komisionit Shtetëror si dhe nga Marrëveshja e sipërpërmendur , katërcipërisht del se, ish Komisioni Shtetëror ,opinionit publik , pasaktësisht i serviron se e paska pasë bërë demarkacionin kufitar , por ,realisht , në vend të tiij paska pasë kryer ridelimitacion kufitar!

Mashtrimi publik i tillë shpërfaqet edhe me nenin 4 të Marrëveshjes së cituar i cili explicite i përgënjështron shkresat dhe thëniet e ish Komisionit Shtetëror përkitazi me demarkacionin kufitar duke theksuar se demarkacioni apo shënjimi i kufirit në fjalë do të kryhej brënda dy viteve nga hyrja në fuqi e asaj Marrëveshjeje!

Sëandejmi, opinioni publik ,në përgjithsi e, veçanërisht , funksionarë ndërkombëtarë të involuar në çështjen e Kosovës , pikërisht nga ish Komisioni Shtetëror për Demarkacionin e Kufirit e më shumë edhe nga funksionarë politikë e shtetërorë të caktuar, qellimisht ( Dolus Malus ) janë të mashtruar përkatësisht janë vënë në lajthim ( Error Facti @ Error Materia) kinse fjala është për demarkacion kufitar por jo për një ridelimitacion kufitar !

Komisioni Ad Hoc i Presidentës për Rishqyrtimin e Kufirit të“ Delineuar ” nga ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion, inkompetent dhe invalidor

Pas reagimeve serioze nga numri impozantë i qytetarëve , pjesa e konsideruar e shoqërisë civile dhe e klasës akademike si dhe e qytetarëve anas të brezit kufitar kunder ridelimitacionit të gabuar të Kufirit të Kosovës e Malit të Zi të bërë nga ish Komisioni Shtetëror dhe “ Komisioni MZ për Delimitacion dhe Demarkacion të Kufirit Shtetëror” , në dëmin e territorit të vendit , ish Presidentja e Kosovës, z A. Jahjaga ,në datën 15. 03. 2016 , nga tre “ekspertë ndërkombëtarë” : Flecher Burton, Frederick Newton dhe Herbert Wilmas, e ka pasë formuar “The Ad Hoc Commission for Reviewing the Border Delineation Proces Between the Republic of Kosovo and the Republic of Montenegro “ – Komisionin Ad Hoc për Rishqyrtimin e Linjes Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi

Komisioni Ad Hoc i ish Presidentës , ab inicio ,nuk ishte valid ,nga se:

sipas nenit 83 dhe 84 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës , Presidenti-ja , nuk kishte autorizime për ushtrime të funksioneve kontrolluese as ekzekutive të jurisdiksionit të Qeverisë së Kosovës ,pra, as për formim të Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror e aq më pak për ngritje të Komisionit Ad Hoc për Rishikimin e Punës së atij Komisionit !

Ndërkaq , Qeveria e Republikës së Kosovës , konform me nenin 92 par. 2 , 4 dhe nenin 93 par. 4 të Kushtetutës së Kosovës, ishte dhe është e autorizuar për të zbatuar pushtetin ekzekutiv si dhe për të miratuar vendime për zbatimin e akteve ligjore e nënligjore, çfarë ishte edhe Vendimi i saj nr. 12- 67 dt. 21.03.2012 për formimin e ish Komisionit Shtetëror si dhe Vendimi nr. 05- 28 i datës 08.05.2015 për vazhdimin e mandatit të po atij Komisionit.

Në anën tjetër, referuar demarkacionit të kufirit të Republikës së Kosovës , Qeveria e Republikës së Kosovës ishte dhe është ekskluzivisht e autorizuar që, konform me nenin 40 të Ligjit 04- L- 072 për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror , të formojë , të ndryshojë , të shkarkojë Komisionin Shtetëror për Demarkacionin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror ,

Kosova nuk është republikë presidenciale por është republikë parlamentare !

Kosova nuk është republikë presidenciale por është republikë parlamentare , ndaj , Qeveria e Republikës së Kosovës ,edhe sipas nenit 97 par. 1 të Kushtetutës së RK-së , për punën e vet, nuk i përgjegjet Presidentit – es , por, Kuvendit të Kosovës . Ndaj , ish Presidentja, nuk ka pasë kompetencë funksionale për ngritjen e komisionit Ad Hoc për ta rishqyrtuar “ review” : rishikuar , recensionuar, inspektuar, kontrolluar, rishqyrtuar punën e ish Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror!

Poashtu, Qeveria e Kosovës nuk është instancë e shkallës së parë për t’u kontrolluar ( review: inspektim, kontrollim, rishikim, rishqyrtim, recensionim) në procedurë administrative nga cila do instancë institucionale tjetër pra aq më pak nga Komisioni i ish Presidentës madje as nga ajo personalisht!

Ndaj , ish Presidentja nuk ka pasë bazë juridike për të formuar Komisionin Ad Hoc të datës 15 mars 2016 për të Rishikuar Kufirin e Kosovës dhe të Malit të Zi më parë , panevojshëm dhe gabimisht të ridelimitaur nga ish Komisioni Shtetëror !

Raporti Final i Komisionit Ad Hoc i Presidentës, i pabazuar dhe juridikisht nul

Raporti Final i Komisionit Ad Hoc të ish Presidentës , edhe po t’ishte i bazuar , për shkak të inkompetencës legale për formimin e të njëjtit, apriori , rezulton të jetë juridikisht nul !

Ndryshe Komisioni AD Hoc i ish Presidentës, pos invaliditetit legal , ka dhënë raport të paqendrueshëm!

Ish Presidentja me aktin e themelimit të Komisionit Ad Hoc për Rishikimin e Kufirit…, anëtarët e tij , z.F Burton, F.Newton, H.Wilmes , i ka quajtur “ekspertë ndërkombëtarë” !

Dihet mirëfilli se , askund në bashkëkohësi ,nuk egziston institucion që kualifikon kënddo me thirrjen apo titullin “ ekspert ndërkombëtar” Aq më parë dhe më pak kur anëtarët e atij Komisioni nuk kishin diploma për statusin e ekspertëve ndërkombëtarë madje as qe janë të njohur gjërësisht si të tillë!

Në këtë kontekst, referuar nivelit të ekpertizave të të njëjtëve ,nder të tjera ,në Raportin Final tyre ,në vendin e termave standarde përkitazi me rregullimet politike, juridike e teknike të kufinjëve ndërshtetërorë :delimitacion, demarkacion, rektifikacion , kudo, e kanë përdorur termin e pazakontë dhe inadekuat “ delineation” !

Pikëpamje diskutabile të “ekspertëve ndërkombëtarë” anëtarë të Komisionit Ad Hoc të Presidentës

Edhe po t’ishte formuar në procedurë e bazë juridike valide, Komisioni Ad Hoc i ish Presidentës , në Raportin Final të datës 30. 03. 2026, ka prezantuar pikëpamje diskutabile dhe të paqendrueshme, sikundër vijon:

Komisioni Ad Hoc i ish Presidentës përcaktohet “… pro kufirit të (ri)delimituar nga komisionet homologe të Kosovës dhe Malit të Zi, të cilin e vlerëson konform me Kushtetutën e RSFJ-së, Planin e Ahtisarit, Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës së vitit 2008 ,me të cilat, nuk qenka formuar vetëm pavarësia por edhe territori i Kosovës”!

Pikëpamja e tillë është e paqendrueshme ,nga se, pikërisht me ato dokumente , sikundër është spjeguar më sipër ,nuk ka qenë bërë as delimitacioni as demarkacioni i kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi ,por, përkundrazi, ka qenë sanksionuar kufiri historik, konstant dhe egzistues me aludim në linjën kufitare të delimituar në vitin 1945- 6 të pandryshuar asnjëherë , në proceduarë legale !

Apelimi i gabuar në disa dokumente i “ekspertëve ndërkombëtarë”, anëtarë të Komisionit Ad Hoc të ish Preidentës

Komisioni Ad Hoc i ish Presidentës , ato dokumente në të cilat apelohet, i titullon mëngët dhe i komenton gabimisht . Konkretisht, Kushtetutën e RSFJ-së të vitit 1974 e quan “ Kushtetuta Jugosllave”, Propozimin Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës – Comprehensive Proposal for the Kosovo Status Settlement ,e emërton “ Ahtisari Plan” : “Plani i Ahtisarit”! Aq më parë kur ,me dokumentet në fjalë ,nuk është aplikuar asnjëfarë ridelimitacionit as demarkacionit kufitar, përkundrazi , me të njëjtat , implicite , Kufiri ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi , duke aluduar në Kufirin historik, konstant dhe valid, i njëjti , është konfirmuar duke u thirrur në te, në “kufirin egzistues” apo në “ kufirin e mëparshëm” !

Më tej, Komisioni Ad Hoc i ish Presidentës , gabimisht, ka pasë vlerësuar se “Kufinjët e Kosovës origjinojnë nga kufinjët komunalë të shëndrruar në kufinjë kadastralë dhe, se kufinjët komunalë përkatësisht kadastralë , i përcaktojnë kufinjët shtetëror”! Pikëmaja e tillë, e mbështetur gabimisht vetëm në zonat kadastrale duke i abstraktuar të gjitha kriteret dhe elementet primare të mirënjohura , ka rezultuar raportimin final të paqendrueshëm dhe të njëjtë me atë të ish Komisionit Shtetëror dhe të Komisionit (MZ) për Delimitacion dhe Demarkacion!

Pikëpamje antiligjore i Komisionit Ad Hoc të ish Presidentës

Pikëpamja në fjalë është në kundërshtim me Ligjin nr. 03-1-041 të datës 20.02.08, sipas të cilit, kufinjët e zonave përkatësisht komunave kadastrale, njëherë ,mund të jenë kufinjë të jashtëm , nësë ,përputhen me linjat kufitare shtëtërore ashtu që kufinjët komunalë apo të zonave kadastrale referuar kufirit shtetëror nëse përputhën me te , njëherë, janë kufinjë të jashtëm , ndryshe , kanë karakter kadastral intern! Aq më parë kur, edhe Komisioni Ad Hoc i ish Presidentës , duke u pikënisur ekskulzivisht nga zonat kadastrale , apriori, e ka konfirmuar ridelimitacionin e panevosjëm dh etë gabuar të bërë nga komisionet e sipërthëna në një anë dhe ashtu e ka plotësuar mandatin konformist të politikave ditore , në anën tjetër!

Në mungesë të kritereve primare të standardizuara e të mirënjohura në teori dhe praktikë, Komisioni Ad Hoc i Presidentës ,në Raportin Final të datës 30.03.2016, ka moralizuar duke apostrofuar se …Mali i Zi e ka pranuar Kosovën për shtet sovran… Kosova dhe Mali i Zi duhet të japin kontribute të bashkëpunimeve fqinjësore , të integrimeve regjoinale e më gjerë , për ç’shkak , kufiri ndërmjet Kosovës dhe Malit të duhet të konfirmohet në linjat e zonave kadastrale ndërkufitare…Ndërkaq, Komisioni Ad Hoc i Presidentës ,do të duhej vlerësuar drejtë postulatin imediat edhe vendimtar për demarkacionin e qendrueshëm dhe të drejtë sipas delimitacionit egzistues , si parakusht për përcaktim të linjës kufitare kosovare – malazeze të qendrueshme dhe të pranueshme bilateralisht.Pa kufi bilateralisht të praniuar, të natyrshëm, të drejtë dhe të bazuar në fakte juridike adekuate , nuk mund të krijohen kushte elementare për integrime regjionale as më të gjëra as për bashkëpunime ndërshtetërore miqësore për të cilat Republika e Kosovës është dhe mbetët e përkushtuar!

“Kryejeni punën do si e Mutadis Mutandis ankohuni”-sic

Komisioni Ad Hoc i ish Presidentës , angazhohej aq fuqishëm për “delineimin” e Kufirit të Kosovës dhe të Malit të Zi ,qoft ,edhe sipas të dhënave kadastrale duke instruktuar se ,të njëjtat, do të mund të kontestoheshin në procedura ligjore !

Në këtë kontekst vlenë të apostrofohet edhe qendrimi i Gjykatës së Arbitrazhit nga viti 2017 për kontestin kufitar ndërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë me të cilin nuk është pranuar aplikimi i të dhënave kadastrale për demarkacion duke i quajtur inadapte “ The cadastres evidence title to land … of the boundary …as a matter of international law they do not definitivly constitute either tittle of the boundary…:

Megjithatë, sipas Komisionit Ad Hoc të Presidentës , preferenca do të konsistonte në vijëzimin “delineation” e Kufirit Kosovar – Malazez konform me kufinjët kadastralë të jashtëm përballë kufirit shtetëror edhe nëse të njëjtat do t’ ishin të padrejta apo të dyshimta për pasaktësi , pastaj do të mund të kontestoheshin në procedurë të caktuar Sic!

Rekomendimi i tillë i Komisionit Ad Hoc të ish Presidentës konsiston në zgjidhjen pragmatike politike për hir të rrethanave aktuale edhe pse vet implicite indikon se zgjidhja në atë mënyrë nuk do t’ishte e pakontestuar. Formula në fjalë perkon me thënien “ Kryeje këtë punë dosido dhe, ankohu më pastaj!

SHPËRNDAJE