SHPËRNDAJE

Bedri Nika, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Drenas dhe Petrit Sinani i Aleancës Kosova e Re, si duket do ta mbështesin PDK-në në mandatin katërvjeçar në këtë komunë.

Të paktën kështu ka lënë të kuptohet kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci pas postimit të një fotografie në facebook.

“Tatari i raftë në fije!”, ka shkruar Lladrovci sipër fotos.

Pak më parë “DrenicaOnline” raportoi se një asambliste e Nisma për Kosovën ka kaluar në grupin e asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Në bazë të kësaj matematike, del se PDK sërish do të marr kryesuesin e Kuvendit Komunal, por kjo mbetet të shihet në seancën e nesërme inauguruese.

Deri sot opozita në Drenas kishte shpresuar që këtë mandat do të drejtoi Kuvendit dhe disa komitete, por gjerat në momentin e fundit morën epilog ndryshe./DrenicaOnline/

SHPËRNDAJE